Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ceremonia, në të cilën do të marrë pjesë shefi i mbrojtjes, admirali Emill Eftimov, do të mbahet në orën 11:00 në Bllagoevgrad(Bullgaria Jugperëndimore) në sheshin “Maqedonia”. Në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR) do të përfshihen mbi 100 ushtarakë, kryesisht nga Komanda e Brigadës së Tretë – Bllagoevgrad e Forcave Tokësore.
Kontingjenti bullgar do të kryejë detyra për të mbështetur përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë.