LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 20 marsin

Me ardhjen e pranverës astronomike, rikthehet moti i ngrohtë

Mërkurë, 19 Mars 2025, 17:30

Parashikimi i motit për 20 marsin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet lindore vranësira do të mbetet e konsiderueshme. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në kryeqytet rreth 11°.
Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 6°, në 2000 metra - rreth 0°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 8-11°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип