Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i forumit “Arsimi Botëror”. Ata raportojnë se interesi për Spanjën është rritur me 74% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pas pesë vendeve të përmendura janë Britania e Madhe dhe Gjermania.
Vendet më të aksesueshme financiarisht për bullgarët janë Italia, Gjermania, Austria, Spanja dhe Belgjika. Aty kostoja vjetore e jetesës është nga 8500 deri në 12000 euro dhe tarifat në universitetet publike variojnë nga 40 deri në 1200 euro.
Specialitetet ekonomike janë më të preferuara, të ndjekura nga shkenca kompjuterike dhe dizajni i artit.
Foto: world-education.eu, BGNES-arkiv