MUZIKË

Artikull

"Bota është kënga jonë!" – hard rock melodik na kujton të jemi të përgjegjshëm ndaj natyrës

Enjte, 20 Mars 2025, 12:25

Grupi Strykers

Grupi Strykers

FOTO: Facebook/Strykers

Madhësia e shkronjave

Muzikantët e grupit Strykers udhëhiqen gjithmonë nga ideja e krijimit të një vepre origjinale në fushën e hard rock-ut melodik. Incizimi i tyre i fundit me pjesëmarrjen e këngëtarëve të rinj Gergana Stojanova dhe Leon Daniell i kushtohet Tokës dhe fëmijëve. Titulli është elokuent - "Bota është kënga jonë!". Me këtë këngë së bashku me Grupin Vokal të Fëmijëve “Nadezhda” marrin pjesë në një fushatë për mbrojtjen e mjedisit në qytetin Pleven. Autori i muzikës dhe i tekstit është Aleksandër Simeonov - vokalist dhe kitarist kryesor i grupit, aranzhimin e bënë Vejsell Vejsellov dhe Angell Angellov.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova