Premte 21 Mars 2025 16:09
Premte, 21 Mars 2025, 16:09
FOTO: Ministria e Bujqësisë
Madhësia e shkronjave
"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me pakicë në vendin tonë dhe organizatave të konsumatorëve, në të cilin i njohu me idetë e projektligjit për zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore. Sipas tij, ligji ende nuk është finalizuar dhe Ministria e Bujqësisë do të ketë parasysh të gjitha këndvështrimet kur të hartohet përfundimisht. Reagimet priten deri në fund të javës së ardhshme.
Tahov bëri të ditur se po fillon puna edhe për projektligjin për kooperativat, përmes të cilit shteti do të sigurojë ambient për asociim dhe bashkëpunim të prodhuesve bujqësorë, me çka do të forcohen pozitat e fermerëve në bisedimet institucionale dhe tregtare.
Publikoi / Publikuan: БНР екип