Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Temperaturat e mëngjesit do të jenë rreth zeros, ndërsa gjatë ditës do të jetë e ngrohtë
Premte 21 Mars 2025 17:40
Premte, 21 Mars 2025, 17:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore Perëndimore dhe Qendrore. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e dobët, mesatare nga jug-juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 19°, në bregdet më të ulëta – 10°-13°, në kryeqytet – rreth 15°.
Në zonat malore do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe të larta. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 3°.
Do të mbajë mot me diell në bregdetin e Detit të Zi, me vranësira të lehta të larta. Do të fryjë erë mesatare jug-juglindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 10-13°. Temperatura e ujit të detit është 7-8°. Deti do të jetë 1-2 ballë.
Të dielën vranësirat do të jenë më të konaiderueshme. Gjithashtu do të ketë edhe reshje afatshkurtra vende-vende, kryesisht në gjysmën jugperëndimore të vendit. Temperaturat do të rriten, të hënën minimalja do të lëvizë ndërmjet 5° dhe 10°, ndërsa ajo maksimale ndërmjet 20° dhe 25°.
Publikoi / Publikuan: БНР екип