LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Japonia zhvillojnë partneritet strategjik ekonomik

Hënë, 24 Mars 2025, 09:45

Presidenti Rumen Radev dhe ambasadori i Japonisë në BullgarI  Sh. e Tij Hisashi Miçigami

Presidenti Rumen Radev dhe ambasadori i Japonisë në BullgarI Sh. e Tij Hisashi Miçigami

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mund të jetë një partner strategjik i Japonisë për rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore, tha presidenti Rumen Radev. Ai u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në mëngjesin e biznesit të organizuar nga Shoqata e Bizneseve Japoneze-Bullgare në Sofje. "Për ne, Japonia është partneri strategjik për rajonin e Azisë Lindore. Kryesisht për faktin se ne po përdorim tashmë investimet e saj në fushën e teknologjisë së lartë dhe në ekonominë me vlerë të lartë të shtuar," shtoi Radev.
Presidenti vuri në dukje se pjesëmarrja e Bullgarisë në ekspozitën botërore në Expo 2025 do t'u japë vendeve mundësinë të demonstrojnë atë që i bashkon - kulturat shekullore, traditat e lashta dhe sukseset kryesore në shkencë, ekonomi dhe teknologji të lartë.
Në vitin 2024, xhiroja tregtare dypalëshe arriti në 269.5 milionë dollarë, që nuk korrespondon me potencialin ekzistues. Ngjarja e sotme tregon pa mëdyshje vullnetin dhe dëshirën tonë të përbashkët për thellimin e dialogut dhe zhvillimin edhe më intensiv të marrëdhënieve me Japoninë mike, tha në forum ministri i ekonomisë Petër Dillov.

Publikoi / Publikuan: БНР екип