Artikull
GERB kërkon që ndërtimi i reaktorëve 7 dhe 8 në centralin atomik “Kozlloduj” të përfundojë në kohë
Hënë 24 Mars 2025 11:31
Hënë, 24 Mars 2025, 11:31
FOTO: Facebook/ Bojko Borisov
Madhësia e shkronjave
Ndërtimi i njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” është strategjikisht i rëndësishëm për Bullgarinë, tha kreu i GERB dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë, Bojko Borisov.
Borisov, së bashku me Ministrin e Energjisë Zheço Stankov dhe kryetarin e Komisionit për Buxhet Deljan Dobrev, u takua me drejtorin ekzekutiv të “Hyundai” Hanlo Li.
"Unë pres që projekti të zbatohet brenda afateve të përcaktuara nga parlamenti dhe brenda buxhetit," tha Borisov.
Para delegacionit të “Hyundai”, pjesëmarrësit bullgarë në takim theksuan se Bullgaria është një nga vendet e pakta ku energjia bërthamore ka mbi 50 vjet histori dhe personel të trajnuar mirë, që është një pasuri e paçmuar. Statistikat tregojnë se mbi 70% e bullgarëve mbështesin zhvillimin e energjisë bërthamore.
Publikoi / Publikuan: БНР екип