LAJME

Artikull

Bullgaria kontribuon në mbrojtjen evropiane me teknologji për mbrojtjen e zhytësve

Martë, 25 Mars 2025, 08:49

Jordanka Çobanova

Jordanka Çobanova

FOTO: ECinBulgaria

Madhësia e shkronjave

Vendi ynë u bashkohet proceseve inovative në mbrojtjen evropiane me zhvillimin e teknologjisë nënujore të krijuar për të mbrojtur zhytësit ushtarakë, njoftoi kryetarja e përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari, Jordanka Çobanova. Gjithashtu planifikohet të krijohet një superkompjuter që do të funksionojë si pjesë e të ashtuquajturve fabrika të inteligjencës artificiale. “Iniciativa e re “Invest Ei Ai” synon të mobilizojë rreth 200 miliardë euro, duke përfshirë 20 miliardë euro për kompleksetë mëdha infrastrukturore të inteligjencës artificiale. "Një nga këta superkompjuterë do të vendoset në Sofje dhe logjika është që ky burim të lidhë universitetet, rrethet akademike, industrinë dhe financiarë", tha Jordanka Çobanova.