SPORT

Artikull

Basketbollisti bullgar Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër 1 i sezonit në Greqi

Martë, 25 Mars 2025, 11:52

Basketbollisti bullgar Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër 1 i sezonit në Greqi

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Basketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara, duke qenë nga të paktët që arriti të zërë vendin e parë për nga ky tregues me dy skuadra të ndryshme.
Pikërisht dhjetë vjet më parë - për sezonin 2014/2015, bullgari kryesonte renditjen me ekipin “Aris”.
Vezenkov është gjithashtu lojtari i nëntë në historinë e ligës greke që fiton më shumë se një herë çmimin e pikëshënuesit më të mirë, me lider në këtë drejtim legjendarin Nikos Galis.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë: