Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh hapi konferencën "Turizmi bullgar dhe anëtarësimi i Bullgarisë në еurozonë", organizuar nga Bordi Kombëtar i Turizmit. Ministri theksoi rolin kyç të turizmit për ekonominë bullgare dhe vuri në dukje se hyrja jonë në eurozonë është një mundësi strategjike për rritje dhe stabilitet ekonomik. Sipas tij, sektori i turizmit është gati për hyrjen tonë në eurozonë, por fushata informuese për qytetarët po ngec.
U theksua se futja e euros do të lehtësonte udhëtimin për turistët nga eurozona, të cilët në vitin 2024 ishin afro 30% e të gjithë turistëve të huaj që vizituan vendin tonë. Monedha e përbashkët do të eliminojë nevojën për të shkëmbyer para dhe do të sigurojë transparencë më të madhe të çmimeve, duke e bërë Bullgarinë një destinacion edhe më tërheqës.Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: