LAJME

Artikull

Mbështetësit e MEÇ protestuan para Kuvendit Popullor

Mërkurë, 26 Mars 2025, 07:39

Mbështetësit e MEÇ protestuan para Kuvendit Popullor

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Përkrahësit e partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ) protestuan para Kuvendit Popullor dhe bllokuan qarkullimin në sheshin “Princi Aleksandri I” në shenjë proteste ndaj vendimit të kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova për shpërndarjen e grupit parlamentar të partisë. Demonstrata kaloi në mënyrë paqësore nën tingujt e këngëve patriotike. Natalija Kisellova propozoi dy zgjidhje për të dalë nga kazusi ligjor pasi deputeti Samuill Sllavov dha dorëheqjen – me akt të njëherëshëm të rikthehet grupi parlamentar MEÇ ose të ndryshohet rregullorja parlamentare. Pritet, që deputetët të votojnë sot projekt-vendimin e “Ka një popull të tillë” për rivendosjen e grupit parlamentar.
Më 21 mars – pas miratimit të buxhetit, kryetarja e kuvendit njoftoi se grupi MEÇ po pushonte së ekzistuari, pasi aktualisht ishte nën minimumin prej 10 deputetësh, siç është kërkesa në rregulloren e organizimit dhe veprimtarisë së parlamentit.
Lexoni më shumë mbi temën:

Publikoi / Publikuan: БНР екип