LAJME

Artikull

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po shqyrton ndalimin e telefonave celularë në shkolla

Mërkurë, 26 Mars 2025, 09:16

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po shqyrton ndalimin e telefonave celularë në shkolla

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e përdorimit të telefonave në klasë. Do t'u propozojmë deputetëve që të kufizohet fare përdorimi i tyre në shkollë, që do të thotë se nuk do të mund të përdoren as në aktivitete interesi, as në pushime”, tha ministri. Megjithatë, ai lejoi disa përjashtime për "qëllime rreptësishtë edukative". Nëse propozimet votohen në sallën plenare, telefonat do të merren para fillimit të ditës së mësimit.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë: