LAJME

Artikull

Psikiatrit kërcënuan me dorëheqje kolektive

Mërkurë, 26 Mars 2025, 12:16

Psikiatrit kërcënuan me dorëheqje kolektive

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin në bulevardin përballë ministrisë.
"Kërkesat janë që më në fund të fillohet një reformë në kujdesin psikiatrik. Spitalet psikiatrike shtetërore janë braktisur për më shumë se 25 vjet për t'u shkatërruar dhe plaçkitur. Stafi është shumë nën minimumin e detyrueshëm dhe punon në kushte tmerrësisht të vështira", tha Dr. Ivan Dobrinov nga Spitali Psikiatrik Shtetëror në Radnevo. Sipas protestuesve, të rinjtë nuk duan të punojnë në spitalet psikiatrike sepse puna është me rrezikshmëri të lartë dhe pagat janë të ulëta. Mjekët psikiatër kërcënuan se nëse ekzekutivi nuk merr masat e nevojshme, ata do të japin një dorëheqje kolektive.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип