LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Mot me vranësira me reshje shiu

Mërkurë, 26 Mars 2025, 17:35

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

FOTO: Bozhidar Çollakov

Madhësia e shkronjave

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 12°, në Sofje – rreth 8°, ndërsa maksimalet – ndërmjet 16° dhe 21°, në Sofje – rreth 17°.
Do të mbajë mot me vranësira në male, kryesisht në masivet e Bullgarisë Perëndimore me reshje shiu ndërsa mbi 2000 m kryesisht borë. Në zonat e larta dhe të hapura do të fryjë erë e fortë me stuhi juglindore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 10°, në 2000 m - rreth 4°.
Në bregdetin e Detit të Zi, vranësirat do të jenë të konsiderueshme, pothuajse pa reshje. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 13°, kurse uji i detit është 8°-10°. Dallgëzimi i deti do të jetë 1-2 ballë.