Artikull
"Rigoletto" është premiera e parë e operës në vitin e përvjetorit të Operës së Stara Zagorës 2025
Enjte 27 Mars 2025 04:10
Enjte, 27 Mars 2025, 04:10
Prova e "Rigoletto" me orkestrën
FOTO: operasz.bg
Madhësia e shkronjave
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe dirigjenti i operës me famë botërore José Cura, regjisori është Ognjan Draganov, artisti rumun Cătălin Ionescu Arbore është autor i skenografisë dhe kostumeve, ndërsa drejtuesi i korit është Mlladen Stanev.
Në dy netët premierë, rolet kryesore do të luajnë Kirill Manollov dhe italiani Elia Fabbian në rolin e Rigoletto, Emilia Ivanova dhe Simona Kodeva, si Gilda, Matteo Falcier dhe Boris Taskov, si Duka, Daniella Djakova dhe Tereza Brakallova, si Madalena, dhe Aleksandër Marulev, si Sparafucile.
Duka i “Rigoletto” nuk është në repertorin e tenorit të famshëm José Cura, por për dirigjentin kjo partiturë është një sfidë e vërtetë. Kur drejtori i Operës së Stara Zagorës Ognjan Draganov i ofroi yllit botëror të merrte pjesë në produksionin e ri të "Rigoletto" si regjisor, José Cura zgjodhi të drejtojë. Para se të bëhet artist operistik, ai është diplomuar për dirigjim dhe kompozim dhe në vitet më aktive të karrierës së tij si këngëtar ka drejtuar shpesh koncerte serioze simfonike. Sot, José Cura mund të mburret me arritje të jashtëzakonshme si regjisor, skenograf dhe kostumograf.
Regjisori Ognjan Draganov dhe artisti Cătălin Ionescu Arbore - një tandem krijues i dëshmuar, po kërkojnë përsëri një këndvështrim tjetër mbi dramën e njohur të Verdit. Skenografia është shumë e pastër, zgjidhjet janë moderne – si në skenë, ashtu edhe në kostume, por mjetet shprehëse janë klasike.
"Kjo është hera e pestë që punoj këtu, në Operën Shtetërore - Stara Zagora," thotë Cătălin Ionescu Arbore. "Edhe këtë herë mund të shfrytëzoj të gjitha mundësitë teknike të skenës, gjë që është e mrekullueshme për mua për të çliruar imagjinatën time. Luaj me ngjyrat për të treguar luftën midis jetës dhe vdekjes, çfarë është e mirë, çfarë është e keqe", thotë artisti dhe sqaron: "për shembull, e kuqja, e cila shpërndahet kudo në skenë, sjell dramë të fortë!"
Mësoni më shumë për Operën e Stara Zagorës nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Foto: Opera Shtetërore - Stara Zagora
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип