SPORT

Artikull

Grigor Dimitrov tashmë është në gjysmëfinale në Miami

Enjte, 27 Mars 2025, 08:28

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Grigor Dimitrov vazhdon paraqitjen e shkëlqyer në Turneun e Tenisit Masters 1000 në Miami. Në çerekfinale, ai mundi argjentinasin Fransisko Serundolo me 6:7(6), 6:4, 7:6(3) në një ndeshje gati tre orëshe.
Për të arritur në paraqitjen e dytë radhazi në finale, tenisti bullgar duhet të përballet me fituesin e ndeshjes mes serbit Novak Xhokoviç dhe amerikanit Sebastian Korda. Vitin e kaluar në një ndeshje për titullin e turneut, ai humbi nga italiani Janik Siner.