Artikull
Laura Kjoveshi do të hetojë prokurorin evropian bullgar
Enjte 27 Mars 2025 09:19
Enjte, 27 Mars 2025, 09:19
Laura Kjoveshi dhe Teodora Georgieva
FOTO: BGNES/BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva në kuadër të një hetimi në vazhdim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Për vendimin u informuan Parlamenti Evropian, Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian. “Pavarësia e të gjithë prokurorëve tanë është një nga vlerat kryesore të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian dhe është thelbësore për përmbushjen e misionit tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare, pa specifikuar se për çfarë shkeljesh bëhet fjalë. Së fundmi në mediat bullgare arritën pamjet e kamerave të fshehta të prokurorisë ku shihet i kërkuari nga prokuroria Petjo Vellkov Petrov, i njohur me pseudonimin Pepi Evroto. Pamjet që tregojnë ish-hetuesin duke biseduar me një grua në zyrën e restorantit të tij “Tetë Xhuxhët” janë të datës 13 janar 2020, kur vendi ynë duhej të dërgonte propozime për një prokuror evropian. Në to dëgjohet, se dy konkurrentët e Teodora Georgievës duhet të hiqen me ndihmën e Pepi Evroto. Një muaj më parë, Teodora Georgieva u caktua siguria me kërkesë të Laura Kjoveshit për shkak të zjarrit të ndodhur më 15 shkurt në fshatin Beglezh, ku humbi jetën nëna e prokurores evropiane bullgare.
Publikoi / Publikuan: БНР екип