EKONOMI

Artikull

Ish-Ministri i Financave Simeon Djankov kryeson Këshillin Fiskal

Enjte, 27 Mars 2025, 13:56

Simeon Djankov

Simeon Djankov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar, Erdoan Ahmedov - DPS-DPS, Ljubomir Dacov - GERB-SDS.
Kush është Simeon Djankov? Në vitin 1995 ka magjistruar në shkencat ekonomike në Universitetin e Miçiganit dhe në vitin 1997 i është dhënë titulli “doktor i shkencave ekonomike” nga i njëjti universitet. Ai ishte Ministër i Financave i Bullgarisë nga viti 2009 deri në vitin 2013 gjatë qeverisjes së parë të Bojko Borisovit dhe më pas u zgjodh Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Detyra kryesore e Këshillit Fiskal është t’i kryejë një monitorim dhe analizë të pavarur kuadrit buxhetor me synim ruajtjen e financave publike të qëndrueshme dhe respektimin e rregullave fiskale.