LAJME

Artikull

Tubat e parë për korridorin vertikal të gazit janë tashmë në Bullgari

Enjte, 27 Mars 2025, 15:03

Tubat e parë për korridorin vertikal të gazit janë tashmë në Bullgari

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Hungarisë, Sllovakisë, Ukrainës dhe Moldavisë. Qëllimi i tij është të përmirësojë sigurinë dhe të sigurojë shumëllojshmërinë e burimeve të gazit dhe rrugëve të transportimit.
Ministria thekson se ai është strategjik si për Bullgarinë, ashtu edhe për gjithë Evropën. Për zbatimin e tij është e nevojshme të rritet kapaciteti transmetues në kufirin bullgaro-grek dhe bullgaro-rumun. Pritet që në javët në vijim të fillojnë aktivitete reale ndërtimore në seksionin e Kresnës në kufirin tonë me Greqinë dhe në seksionin Rupça-Vetrino në kufirin bullgaro-rumun.

Publikoi / Publikuan: БНР екип