SHOQËRI

Artikull

Lokomotivat e reja të Hekurudhave Shtetërore Bullgare do të mbajnë emrat e rilindësve bullgarë

Premte, 28 Mars 2025, 04:20

Lokomotivat e reja të Hekurudhave Shtetërore Bullgare do të mbajnë emrat e rilindësve bullgarë

FOTO: bdz.bg

Madhësia e shkronjave

Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e Rilindjes, që kontribuuan në ndërtimin dhe zhvillimin e transportit hekurudhor në vend. Iniciativa ndjek shembullin e pesëmbëdhjetë lokomotivave të para të së njëjtës seri, të cilat tashmë janë në funksion dhe mbajnë emrat e sundimtarëve bullgarë. Secila prej makinerive të reja do të ketë një kod QR, përmes të cilit pasagjerët do të mund të mësojnë për jetën dhe punën e secilit prej personaliteteve, emrat e të cilëve mbajnë lokomotivat.
BDZ vazhdon të zëvendësojë makineritë e vjetruara për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të pasagjerëve. E para nga makineritë e reja do të shërbejë linjat e gjata si Sofje - Vidin dhe Sofje - Burgas.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë: