Artikull
Bullgaria ka koston më të ulët të punës ndër vendet e BE-së
Premte 28 Mars 2025 16:16
Premte, 28 Mars 2025, 16:16
FOTO: ec.europa.eu/eurostat
Madhësia e shkronjave
Kostoja e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte mesatarisht 33,5 euro në orë, dhe vetëm në vendet e eurozonës - mesatarisht 37,3 euro në orë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”. Kostot e punës ishin më të ulëtat në Bullgari - mesatarisht 10.6 euro në orë, e ndjekur nga Rumania - 12.5 euro dhe Hungaria - 14.1 euro. Kostot më të larta të punës në BE u raportuan në Luksemburg - mesatarisht 55.2 euro në orë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип