Artikull
"Vrapoj" – projekti i ri melodik i interpretuesve IVE dhe Chaz
Hënë 31 Mars 2025 03:10
Hënë, 31 Mars 2025, 03:10
FOTO: YouTube / Ivelive
Madhësia e shkronjave
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre të mëparshme të përbashkët "Blu në sytë e tu".
Kënga, e cila fillon si një meditim, por zhvillohet në mënyrë dinamike, bazohet në tekstin e IVE, aranzhimin e bëri Chaz, dhe të dy së bashku krijuan muzikën.
Me teknikat e stilit bashkëkohor të vallëzimit pop dhe tingullin karakteristik sintetik të dyshes, IVE dhe Chaz edhe një herë arrijnë të krijojnë muzikë që plotëson tendencat aktuale. Ajo është afër perceptimeve të auditorit bashkëkohor dhe në të njëjtën kohë zotëron një melodi të theksuar - markën e tyre të mbrojtur.
Redaktore: Diljana TraçevaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova