Artikull
Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës
Martë 1 Prill 2025 08:06
Martë, 1 Prill 2025, 08:06
FOTO: Petër Dojkinski
Madhësia e shkronjave
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), drejtori i “Drejtorisë së Basenit” për rajonin e Varnës, Javor Dimitrov, bëri të ditur se është kryer pastrimi dhe nuk ka më asnjë rrezik për ekosistemin.
Agjencia Ekzekutive e Administratës Detare është në kërkim të fajtorit dhe janë kontrolluar 9 mjete lundruese, asnjëra prej të cilave nuk është bullgare. Nuk ka asnjë provë se ndonjë prej tyre ka shkaktuar derdhjen, dhe kampionimi dhe hetimi do të vazhdojnë në ditët në vijim.