LAJME

Artikull

Në rrjetin bullgar të farmacive mungojnë mbi 380 ilaçe

Martë, 1 Prill 2025, 08:44

Në rrjetin bullgar të farmacive mungojnë mbi 380 ilaçe

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Aktualisht në Bullgari ka mungesë të theksuar të shumë barnave. Nikollaj Kostov - Kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Farmacive, theksoi se barnatoreve u mungojnë mbi 380 medikamente. Kostov komentoi se aktualisht po hyjnë në përdorim dy sisteme elektronike - ai i fondit të sigurimeve shëndetësore dhe ai i sistemit kombëtar të informacionit shëndetësor, gjë që do të çojë në uljen e gabimeve në ekzekutimin e recetave dhe, në praktikë, kjo do të lejojë që receta të lëshohet në kohë reale.
Nga ana tjetër, përfshirja e një sistemi tjetër e ndërlikon edhe më shumë situatën me dhënien e recetave dhe mund të sjellë ndërprerje dhe pamundësi për dhënien e tyre, shtoi Kostov.