Artikull
Ura e Plazhit të Burgasit do të ndizet blu për Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
Mërkurë 2 Prill 2025 02:05
Mërkurë, 2 Prill 2025, 02:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që çdo shoqëri të sigurojë kushte për ushtrimin e të drejtave dhe lirive nga personat me autizëm.
Më 1 prill në Kompleksin Qendror Tregtar të kryeqytetit u hap ekspozita fotografike "Përmes syve të mi dhe të tu" nga Sevdalin Tllaçenski - një i ri nga spektri autistik, student në Universitetin e Ri Bullgar në degën "Kinematografia e Filmit dhe Televizionit", dhe një pazar bamirësie me produkte qeramike të krijuara në Punishten “Art dhe Kërcim”. Qëllimi është të mblidhet një pjesë e 200 mijë levave të nevojshme për rinovimin dhe pajisjen e Vilës “Autistika” në Sofje, e cila do të përdoret si qendër ditore për fëmijët dhe të rinjtë me çrregullime të spektrit autistik.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип