SPORT

Artikull

Katër fitore dhe një barazim për shahistet bullgare në kampionatin evropian

Mërkurë, 2 Prill 2025, 08:42

Katër fitore dhe një barazim për shahistet bullgare në kampionatin evropian

FOTO: europechess.org

Madhësia e shkronjave

Raundi i dytë i kampionatit individual evropian të shahut klasik për femra në ishullin Rodos rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm për femrat bullgare. Viktoria Radeva mposhti me figurat e bardha sllovaken Andrea Bohnikova dhe me 2 pikë maksimale ndau vendin e parë me 14 shahiste të tjerë.
Fitore arritën edhe ish kampionia e Evropës Antoaneta Stefanova, Bellosllava Krësteva dhe Angelika Nenova. Stefanova u imponua mbi shahisten Narmin Abdinova nga Azerbajxhani, Krësteva fitoi ndaj Frusina Varga nga Hungaria dhe Nenova ndaj Viktoria Naxhamova nga Sllovakia.
Nadja Tonçeva përfundoi remi me figurat e zeza me Susana Gabojan nga Armenia.

Publikoi / Publikuan: БНР екип