Artikull
Bullgaria dëshiron që ishulli "Shën Kiriku dhe Julita" të bëhet pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s
Mërkurë 2 Prill 2025 11:31
Mërkurë, 2 Prill 2025, 11:31
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Nëse Bullgaria arrin të zbatojë projektin e përgatitur për "Shën Kiriku dhe Julita", ishulli mund të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të UNESCO-s. Këtë e bëri të ditur Nënpresidentja Ilijana Jotova në një takim në Sozopoll me ftesë të kryetarit të bashkisë së qytetit Tihomir Тanakiev.
Fati i ishullit u diskutua nga autoritetet lokale, përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe komiteti iniciativ për krijimin e një qendre arti në ishull, shkencëtarët dhe ekspertët. Nënpresidentja është pjesë e komitetit nismëtar dhe prej vitesh mbështet projektin për ruajtjen dhe zhvillimin e ishullit. Edhe Franca ka shfaqur interes për të marrë pjesë në projekt.