LAJME

Artikull

Protesta kundër dhunës ndaj fëmijëve të organizuara në disa qytete

Mërkurë, 2 Prill 2025, 12:22

Protesta kundër dhunës ndaj fëmijëve të organizuara në disa qytete

FOTO: Evelina Stojanova

Madhësia e shkronjave

Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta për abuzuesit.
Protestat u nxitën nga dy raste që kanë shpërthyer së fundmi në shoqëri. Njëri ka të bëjë me dhunën sistematike nga njerku Petër Çernev kundër Adrianit pesëvjeçar në Plovdiv, ku njerku mori vetëm 8 vjet burg. Rasti i dytë ka të bëjë me një grup të zbuluar pedofilësh që kanë krijuar, shitur dhe shpërndarë përmbajtje pornografike me dhunë ndaj fëmijëve, më i vogli prej të cilëve ishte një foshnjë 2 muajshe.

Publikoi / Publikuan: БНР екип