LAJME

Artikull

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

Enjte, 3 Prill 2025, 01:50

Parlamenti voton sot mosbesimin ndaj qeverisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë ata besojnë se nuk do të kalojë.
Gjatë debateve të djeshme, deputetët e PP-DB-së u larguan nga salla plenare. "Një grup partish pro-ruse po humbin kohë plenare me një votë mosbesimi në dëm të interesit kombëtar. Po shohim një cirk të organizuar keq, ku ka skena që e portretizojnë Bullgarinë si një provincë të Rusisë së Putinit", tha bashkëkryetarja e grupit parlamentar të PP-DB, Nadezhda Jordanova. Bashkëkryetari i PP-së Asen Vasilev njoftoi se ata nuk do të mbështesin një votë mosbesimi që do ta largonte Bullgarinë nga rruga euroatlantike, por "në momentin që Bullgaria merr një datë për anëtarësim në eurozonë", PP do të kërkojë një votë mosbesimi.
Lexoni më shumë në arkivin tonë: