Artikull
Industria bullgare e konservimit tani ka festën e saj
Enjte 3 Prill 2025 02:55
Enjte, 3 Prill 2025, 02:55
FOTO: Dhoma Ekonomike Bullgare
Madhësia e shkronjave
Për herë të parë sot, 3 prilli, do të festohet Dita e Industrisë Bullgare të Konservimit. Ngjarja festive do të zhvillohet në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët me temën "Industria e konservimit në Bullgari - e tashmja dhe e ardhmja".
Fillimi i fabrikës së parë bullgare të konservave u hodh më 3 prill 1899. Për dy vjet më parë, sipërmarrësi i ri Pantelej Genov kishte mësuar zanatin e prodhimit të konservave si punëtor në fabrikat në Belgjikë dhe Francë. Fillimisht sipërmarrja hasi në një sërë vështirësish - mosbesimi i konsumatorëve, mungesa e lëndëve të para, etj., por Genov nuk u dorëzua. Thjesht e zhvendosi prodhimin në Plovdiv. Suksesi nuk vonoi - pas Luftës së Parë Botërore, produktet e konservuara me perime dhe fruta të cilësisë së lartë me markën "Kopshtarja e Bukur" u bënë të njohura jo vetëm në tregun bullgar por edhe në tregun e huaj. Interesant është fakti se në vitin 1936 në restorantin e hotelit elitar londinez “Ritz” u dorëzuan 10 tonë shparguj bullgar, të prodhuar në Katunica dhe të konservuar në fabrikën e Genovit.
FOTO: Университет по хранителни технологии
Me kalimin e dekadave u ndërtua një industri e begatë, e cila u bë edhe simbol i Bullgarisë socialiste. Ajo po vazhdon të zhvillohet edhe sot si një sinonim i cilësisë së lartë, duke përfshirë edhe në tregjet e Evropës, SHBA-së, Japonisë etj., thekson Universiteti i Teknologjisë Ushqimore të Plovdivit.
Foto: Dhoma Ekonomike Bullgare, Universiteti i Teknologjisë Ushqimore të Plovdivit
Publikoi / Publikuan: БНР екип