LAJME

Artikull

Georg Georgiev dhe Marco Rubio diskutuan partneritetin midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara

Enjte, 3 Prill 2025, 15:37

Georg Georgiev (majtas) dhe Marco Rubio

Georg Georgiev (majtas) dhe Marco Rubio

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Ministri bullgar i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Të dy u takuan në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel. Georgiev dhe Rubio diskutuan për partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar hapat e rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe energjisë bërthamore. Ministri Georgiev theksoi arritjet në modernizimin e Forcave të Armatosura Bullgare, të realizuara në partneritet me SHBA-në, përkatësisht blerjen e avionëve luftarakë F-16 Block 70, nga të cilët i pari u ul dje në tokën bullgare. U diskutua edhe për rëndësinë strategjike të marrëveshjes me kompaninë amerikane Westinghouse për diversifikimin e karburantit bërthamor për centralin atomik “Kozlloduj”.