Artikull
Rritja e taksave toll do të prekë rëndë transportuesit bullgarë
Premte 4 Prill 2025 07:21
Premte, 4 Prill 2025, 07:21
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka shprehur përkushtim personal për problemin, tensioni në sektor mbetet.
Nikollaj Rashkov nga Unioni i Transportuesve Ndërkombëtarë komentoi për BNT se situata këtë vit është jashtëzakonisht e vështirë ekonomikisht për industrinë dhe ajo po përballet me një krizë të paprecedentë.
FOTO: БТА
Rashkov theksoi se trafiku transit në vend është i konsiderueshëm dhe në tre vitet e fundit ka një rritje të tij pothuajse të dyfishtë. Kjo, tha ai, do të thotë se ky trafik transit duhet të paguajë një pjesë proporcionale të ngarkesës në sistemin tonë rrugor. Rashkov theksoi se në rendin e ditës BE është i ashtuquajturi sistem i harmonizuar i tarifave që i trajton automjetet jo vetëm sipas kapacitetint të tyre të ngarkesës, por edhe sipas klasës së emetimeve të motorëve me djegie të brendshme. Në këtë kuptim, nuk është e drejtë që makinat me Eurostandard 3 dhe Eurostandard 6 të paguajnë një tarifë të njëjtë në Bullgari, theksoi Rashkov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип