POLITIKË

Artikull

Qeveria mbetet intolerante ndaj korrupsionit

Premte, 4 Prill 2025, 08:14

Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit Çiren.
Sipas Zheljazkovit, për “Çiren” nuk është konstatuar ndonjë dëm për shkak se nuk janë bërë pagesa dhe se deri në çfarë mase ka pasur përgatitje për këtë – kjo është objekt hetimi. Kryeministri vuri në dukje se pushteti ekzekutiv është atje ku Kushtetuta ia ka caktuar vendin.
"Puna e Prokurorisë Evropiane dhe Prokurorisë së Republikës së Bullgarisë është të hetojë aktet përkatëse dhe në rast të të përshtatshmërisë së tyre ligjore të ngrejë akuza kundër personave të caktuar," shtoi Zheljazkov.
Lexoni më tepër në arkivin tone: