LAJME

Artikull

Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia do të bashkëpunojnë në energjinë e gjelbër

Premte, 4 Prill 2025, 13:46

Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia do të bashkëpunojnë në energjinë e gjelbër

FOTO: me.government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër. Nënshkrimet u vunë ministrat e energjetikës së Bullgarisë dhe Azerbajxhanit, Zheço Stankov dhe Parviz Shahbazov, ministri i energjetikës dhe burimeve natyrore të Turqisë, Alparsllan Bajraktar dhe zëvendësministri i ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Gjeorgjisë, Vahtang Cincadze.
Dokumenti përshkruan kornizën për partneritet të zgjeruar në tranzicionin energjetik, zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme energjetike. “Përmes zhvillimit të korridoreve strategjike energjetike dhe zbatimit të inovacioneve në energjinë e rinovueshme, jo vetëm që do të rrisim sigurinë tonë energjetike, por do të krijojmë edhe mundësi të reja për rritje të qëndrueshme ekonomike”, komenton Zheço Stankov.
Foto: me.government.bg