LAJME

Artikull

Protesta në Sofje, për shkak të luftës në rrugë

Hënë, 7 Prill 2025, 07:06

Protesta në Sofje, për shkak të luftës në rrugë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit biseduan me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev për ndryshime legjislative për kufizimin e incidenteve tragjike me viktima njerëzore. Prindërit e fëmijëve të vdekur kërkuan dënime të rrepta për shkaktuesit e aksidenteve tragjike dhe masa adekuate për parandalimin e tyre. Kortezhi i heshtur i “Engjëjve në rrugë” vazhdoi drejt Kuvendit Kombëtar dhe do të përfundojë para agjencisë “Infrastruktura Rrugore”, ku do të kërkojnë dorëheqjen e menaxhmentit të agjencisë.
Rasti tragjik në rrethin e Plevenit, ku 12-vjeçarja Sijana humbi jetën në një aksident të dhunshëm, edhe një herë tregon mungesën e politikës shtetërore si në aspektin e sigurisë rrugore ashtu edhe në infrastrukturë, theksoi për BNR Petja Ivanova nga "Engjëjt në rrugë".