EKONOMI

Artikull

Për herë të parë, Bullgaria ka stendën e saj në ekspozitën e mobilieve në Milano

Martë, 8 Prill 2025, 05:20

Për herë të parë, Bullgaria ka stendën e saj në ekspozitën e mobilieve në Milano

FOTO: timberchamber.com

Madhësia e shkronjave

Për herë të parë, Bullgaria prezantohet me një stendë kombëtare në ekspozitën e mobilieve dhe interierit Salone del Mobile 2025. Forumi zhvillohet nga 8 deri më 13 prill në Milano, Itali. Janë tetë kompani pjesëmarrëse që do të përfaqësojnë cilësinë e mobilieve dhe dizajnit bullgar. Stenda jonë është e vendosur në sallën 3 të ekspozitës, njofton Dhoma e Degës së Industrisë së Përpunimit të Drurit dhe Mobileve.
Salone del Mobile është një nga ekspozitat më të mëdha, më të autoritetshme dhe më të rëndësishme në botë, e cila mbledh në një vend prodhuesit globalë të mobileve dhe prezanton tendencat më të fundit në mobiliet dhe dizajnin e brendshëm.

Publikoi / Publikuan: БНР екип