Artikull
Grigor Dimitrov e nis me fitore Turneun Masters në Monte Karlo
Mërkurë 9 Prill 2025 07:56
Mërkurë, 9 Prill 2025, 07:56
Grigor Dimitrov
FOTO: ATP Tour
Madhësia e shkronjave
Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun e tenisit të serisë “Masters” në fusha të kuqe në Monte Karlo. Në raundin e parë ai mposhti Nikolas Hari nga Kili me 6:3, 6:4. Kështu, tenisti bullgar, i renditur i 15-ti në skemën e turneut, arriti suksesin e dytë ndaj latinoamerikanit, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në ndeshjet mes tyre në 2:2. Kundërshtari i radhës i Grigor Dimitrov do të jetë pjesëmarrësi me wild card i nikoqirëve, Valentin Vashero, i cili eliminoi gjermanin Jan-Lenard Shtruf në raundin e parë me 6:2, 6:1. Nëse fiton në ndeshje, bullgari mund të përballet me Novak Xhokoviç, i cili starton në raundin e dytë kundër Aleksandro Tabillo nga Kili.
Publikoi / Publikuan: БНР екип