LAJME

Artikull

Janë duke u zhvilluar negociata me profesionistë bullgarë të energjisë jashtë vendit për të punuar mbi njësitë e reja të centralit atomik “Kozlloduj”

Mërkurë, 9 Prill 2025, 12:23

Ministrat Krasimir Vëllçev dhe Zheço Stankov gjatë vizitës së tyre në centralin atomik "Kozlloduj"

Ministrat Krasimir Vëllçev dhe Zheço Stankov gjatë vizitës së tyre në centralin atomik "Kozlloduj"

FOTO: BТА

Madhësia e shkronjave

Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore, për t'i tërhequr ata për të punuar në kompani. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së djeshme të ministrave të energjisë dhe të arsimit Zheço Stankov dhe Krasimir Vëllçev në centralin atomik “Kozlloduj”. Sipas Vëllçevit, aktualisht centralit atomik “Kozlloduj” i mungojnë 76 inxhinierë bërthamorë. Drejtori ekzekutiv i centralit, Ivan Andreev, shtoi se mesatarisht nga 130 deri në 150 persona nga kompania dalin në pension në vit. Centrali ynë i vetëm bërthamor aktualisht ofron një program bursash dhe punon me shkollat ​​e mesme profesionale në Kozlloduj, Mizia dhe Belene dhe me Universitetin Teknik për të ndihmuar në ndërtimin e stafit për industrinë.
Vënia në punë e njësisë së parë nga dy njësitë e reja në centralin atomik “Kozlloduj” duke përdorur teknologjinë Westinghouse pritet në 2033-2034.