MUZIKË

Artikull

DEEP ZONE Project me një version të ri të këngës emblematike "E vërteta"

Enjte, 10 Prill 2025, 03:55

DEEP ZONE Project me një version të ri të këngës emblematike "E vërteta"

FOTO: YouTube

Madhësia e shkronjave

DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e këngëtares Milena Sllavova që në fëmijëri. Të dy ata janë të lidhur nga miqësia dhe mbajnë kontakte të vazhdueshme ndër vite. Dian i propozoi Milenës që të bëjnë një version të ri të hitit të saj “E vërteta”, dhe ajo e përqafoi këtë ide.
Interesante është se Milena u përfshi në versionin e ri të këngës dhe ajo përsëri interpretoi disa nga vokalet, muzikantët nga DEEP ZONE gjithashtu luajtën dhe regjistruan gjithçka përsëri. Kështu, një nga këngët më emblematike bullgare vjen në jetë me një tingull modern dhe një ndjesi të re, duke ruajtur frymën dhe mesazhin që shprehu në tekst Milena Sllavova.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë: