46 vjet më parë, Georgi Ivanov u bë kozmonauti i parë bullgar

Enjte, 10 Prill 2025, 14:37

Kozmonauti i parë bullgar Georgi Ivanov (djathtas)

Kozmonauti i parë bullgar Georgi Ivanov (djathtas)

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sot bëhen 46 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov.
Më 10 prill të vitit 1979 në orën 20:34, sipas orës së Moskës, anija kozmike “Sojuz-33” u hodh në orbitë rreth Tokës. Në bord, së bashku me komandantin e fluturimit Nikollaj Rukavishnikov, është edhe bullgari Georgi Ivanov. Për shkak të një mosfunksionimi teknik, anija kozmike nuk arriti të lidhej me stacionin orbital “Saljut-6”. Dy kozmonautët arritën ta ulnin anijen kozmike 320 km në juglindje të Xhezkazgan pas tridhjetë e një orbitash të plota rreth Tokës. Ivanov dhe Rukavishnikov kaluan një ditë, 23 orë e 1 minutë në hapësirë. Gjatë gjithë misionit, kozmonauti bullgar qëndroi i qetë dhe pulsi i tij nuk e kalonte normën, edhe kur ishte e nevojshme një ulje emergjente. Ky konsiderohet një rekord botëror që nuk është përmirësuar deri më sot.
Lexoni më shumë mbi temën nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип