LAJME

Artikull

Rosen Zhelyazkov: Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në iniciativat për forcimin e aftësive mbrojtëse të BE-së dhe NATO-së

Premte, 11 Prill 2025, 12:21

Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të Antalias. Sipas kryeministrit, sfidat globale në rritje kërkojnë më shumë qeverisje shumëpalëshe dhe bashkëpunim ndërkombëtar të bazuar në rregulla. "Ne të gjithë jemi pjesë e sistemit global dhe të gjithë jemi përgjegjës për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare", theksoi ai. Rosen Zheljazov thekson propozimin e qeverisë bullgare për të krijuar një qendër koordinimi detar shumëkombësh në vendin tonë, e cila të garantojë sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi. Kjo do të thotë sigurimi i mbikëqyrjes së vazhdueshme detare dhe paralajmërimit të hershëm për kërcënimet dhe aktivitetet armiqësore të mundshme, si dhe rritja e qëndrueshmërisë së infrastrukturës kritike nënujore në rajon. “Investimi në sigurinë e rajonit të Detit të Zi është një investim në sigurinë e zonës euroatlantike”, tha gjithashtu kryeministri.