Premte 11 Prill 2025 12:55
Premte, 11 Prill 2025, 12:55
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Qyteti i Rilindjes Trjavna feston Ditën e Shën Llazarit, e cila festohet tradicionalisht përpara së Dielës së Dafinave (Cvetnica).
Zakoni bullgar i lidhur me dashurinë dhe martesën do të rikrijohet këtë të shtunë, më 12 prill, me pjesëmarrjen e vajzave nga Trjavna, të veshura si “llazarki” me kostume të bukura popullore dhe flokë të thurura, njoftoi Bashkia.
FOTO: БТА - архив
11 vajzat do të mblidhen herët në mëngjes në oborrin e muzeut "Shtëpia e Daskallovit" dhe me këngë e urime për shëndet do të fillojë thurja e kurorave të tyre me degë shelgu. Dhe këtë vit, momenti më emocionues do të jetë lëshimi i kurorave në ujërat e lumit Trevnenska nga Ura Kivgiren. Atëherë do të bëhet e qartë se cila vajzë do të martohet së pari.
FOTO: БТА - архив
Festa në Trjavna do të përfundojë të shtunën me këngë dhe valle në sheshin e qytetit, ku po zhvillohet edhe pazari dyditor i luleve "Aglika". Pasdite, vajzat do të vizitojnë edhe kompleksin arkitekturor dhe etnografik Etëra pranë qytetit të afërt të Gabrovos.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: BTA - arkiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип