Artikull
Parashikimi i motit për 12 prillin
Vranësira dhe reshje shiu në Bullgarinë Qendrore
Premte 11 Prill 2025 16:40
Premte, 11 Prill 2025, 16:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 7°, kurse maksimalet - 10° deri 15°. Në Sofje, temperatura minimale është rreth 5°, kurse ajo maksimale rreth 12°.
Në male do të fryjë erë e fortë veriore, do të ketë vranësira të konsiderueshme me reshje bore, e nën 1300 metra - me reshje shiu. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 3°, në 2000 metra – rreth minus 2°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të konsiderueshme, ndërsa në bregdetin jugor priten reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin nga 10° deri në 13°. Temperatura e ujit të detit është 8°-9°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип