TURIZËM

Artikull

Muzeu në Strellça prezanton ekspozitën "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur"

Dielë, 13 Prill 2025, 13:10

Muzeu në Strellça prezanton ekspozitën "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur"

FOTO: strelchamuseum.com

Madhësia e shkronjave

Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur".

FOTO: strelchamuseum.com

Ekspozita debutoi vitin e kaluar, por interesi i madh që ngjalli i motivoi ekspertët e muzeut për ta rikthyer atë në qendër të vëmendjes. Gjatë ekspozitës, vizitorët mësojnë se kur dhe me cilat festa fillon cikli i Pashkëve, njihen me zakonet e mbajtura në Ditën e Shën Llazarit dhe të Dielën e Dafinave, si dhe me detajet rreth përgatitjes për një nga festat më të rëndësishme dhe më të dashura kishtare nga bullgarët - Pashkët.

FOTO: strelchamuseum.com

Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: Muzeu i Historisë - Strellça
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva