LAJME

Artikull

Ministri social: Rreth 24% e ekonomisë është në hije në vendin tonë

Hënë, 14 Prill 2025, 12:43

Borisllav Gucanov

Borisllav Gucanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e deklaroi në Varna ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov. Ai vuri në dukje se gati 23-24% është ekonomia në hije në vendin tonë, gjë që është shqetësuese. "Një e katërta e njerëzve nuk kanë kontrata pune që  tejkalon të gjitha kufijtë e arsyes. Këta njerëz që nuk kanë kontrata pune nuk kanë të drejtat që u nevojiten", theksoi Gucanov.
Pas urdhrit të tij, filluan inspektime masive të kompanive dhe aktet e hartuara arritën në gati 60 000 leva (30 000 euro) në tre muaj.

Publikoi / Publikuan: БНР екип