E Marta e Madhe kujton kuptimin e virtyteve të krishtera

Martë, 15 Prill 2025, 02:55

E Marta e Madhe kujton kuptimin e virtyteve të krishtera

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

E Marta e Madhe është një ditë për mësime dhe udhëzime morale përfundimtare. Në këtë ditë, priftërinjtë dhe hebrenjtë dëgjojnë fjalët udhëzuese të Birit të Perëndisë në tempull për herë të fundit. Atje, Jezu Krishti jep një shembull se si të jemi bamirës - të mos japim vetëm atë që është e tepërt dhe jo e nevojshme, por si e veja e varfër nga Ungjilli, të jemi gati të japim gjithçka për të ndihmuar ata që kanë nevojë. 
Krishti tregon edhe shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave që prisnin Dhëndrin Hyjnor - pesë të mençura që kishin llamba të pastra dhe vaj të mjaftueshëm për të mbajtur flakën e tyre të ndezur, dhe pesë të paarsyeshme, të cilat kishin edhe llamba të pastra, por harruan të fusin mjaftueshëm vaj.Ato janë personifikimi i shpirtrave njerëzorë, në pragun e Mbretërisë Qiellore, dhe vaji në llamba simbolizon lëmoshën dhe të gjitha veprat e mira. Shëmbëlltyra u kujton të krishterëve të ndezin në shpirtrat e tyre besimin, shpresën dhe dashurinë, por edhe mëshirën dhe bamirësinë, në pritje të Krishtit.
Të Martën e Madhe, Kisha kujton edhe shëmbëlltyrën e talenteve, me të cilën i fton besimtarët të punojnë dhe të zhvillojnë talentet me të cilat Zoti u ka dhuruar për t'u shërbyer njerëzve me aftësitë e tyre.
Tekst: Aleksandra Karamihaleva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, pravoslavieto.com