SHOQËRI

Artikull

Banica bullgare renditet e treta në një renditje prestigjioze të kuzhinës

Martë, 15 Prill 2025, 08:36

Banica bullgare renditet e treta në një renditje prestigjioze të kuzhinës

FOTO: tasteatlas.com

Madhësia e shkronjave

Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga Serbia dhe Gjeorgjia, dhe pas banicës, ka receta të njohura me histori kulinarie nga Franca, Italia e të tjera.
Është kureshtare që në vend të parë është gjella “Belmuž”, e cila sipas “Taste Atlas” vjen nga Serbia Lindore, përmban djathë, miell dhe pak kripë. Por ajo është jashtëzakonisht popullore edhe në Bullgari dhe në vende të tjera të Ballkanit.
Gjeorgjia është e dyta me Haçapuri, kjo është një lloj pice me djathë, vezë dhe gjalpë. E katërta në renditjen e “Taste Atlas” është pjata greke Saganaki. Byreku serb zë vendin e 17-të. Në vendin e 19-të me vlerësim 4.4 është byreku Sirnica nga Bosnja dhe Hercegovina.
Mësoni më shumë për byrekun e shijshëm bullgar nga koleksioni i Radio Bullgarisë: