EKONOMI

Artikull

Bullgaria është në një pozicion solid për t'u bashkuar me euron

Martë, 15 Prill 2025, 10:36

Ministrja e financave Temenuzhka Petkova

Ministrja e financave Temenuzhka Petkova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër eurozonës. Petkova shprehu shpresën që nga 1 janari 2026, vendi do të bëhet pjesë e eurozonës.
Ajo theksoi gjithashtu si prioritete për qeverinë anëtarësimin e vendit në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, thithjen e parave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe luftën kundër ekonomisë në hije.
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, tha në forum se Bullgaria është në një pozitë shumë solide fillestare për anëtarësimin në eurozonë dhe në sfondin e pasigurisë globale, integrimi në aleanca të forta po merr një rëndësi edhe më të madhe.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë: