MUZIKË

Artikull

Albumi "Ku jetojnë mrekullitë?" – një mesazh për fëmijët bullgarë në mbarë botën

Martë, 15 Prill 2025, 11:50

Albumi "Ku jetojnë mrekullitë?" – një mesazh për fëmijët bullgarë në mbarë botën

FOTO: YouTube /studiodabg

Madhësia e shkronjave

Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje.
Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë "Alo, alo, Diell", i cili ka dhjetëra milionë shikime në YouTube, jo vetëm që do t'i kënaqë dëgjuesit e rinj, por edhe do të përmbushë një mision të rëndësishëm kulturor. Qëllimi është të mbështeten shkollat ​​bullgare jashtë vendit duke ofruar një repertor muzikor bashkëkohor që do t'i ndihmojë fëmijët jashtë vendit të lidhen me kulturën dhe gjuhën e tyre amtare përmes muzikës. “Koncerti “Ku jetojnë mrekullitë?” nuk është thjesht një projekt muzikor, por një mesazh për fëmijët bullgarë në mbarë botën - ta mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre, kudo që të jenë”, ndan Dono Cvetkov.
Një galaktikë yjesh bullgarë do të shkëlqejnë në skenë në prezantimin e albumit. Ata do të interpretojnë këngë të zgjedhura posaçërisht. Në koncert do të marrin pjesë edhe grupe vokale për fëmijë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova